LAJMI I FUNDIT:

Lillard me treshe vendimtare mposhtë kampionin në shtëpi, Harden shkëlqen në fitoren e Rockets

Lillard me treshe vendimtare mposhtë kampionin në shtëpi, Harden shkëlqen në fitoren e Rockets
PHOENIX, AZ - OCTOBER 05: Damian Lillard #0 (R) of the Portland Trail Blazers talks with CJ McCollum #3 and Jusuf Nurkic #27 during the first half of the NBA preseason game against the Phoenix Suns at Talking Stick Resort Arena on October 5, 2018 in Phoenix, Arizona. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar edhe një humbje brenda pak ditësh.

Pas disfatës në Oracle Arena nga Lakers në ditën e Krishtlindjeve, Warriors kanë dëshpëruar edhe njëherë tifozët e tyre duke humbur kësaj radhe nga Portland Trail Blazers.


Për tu përcaktuar fituesi i kësaj sfide u desh të shkonin skuadrat në lojën shtesë ndërsa në fund Portland triumfoi me rezultat të ngushtë 109:110.

Ishte treshja në sekondën e fundit nga Damien Lillard që i dha triumfon skuadrë mysafire në këtë takim.

Por shënuesi më i mirë tek mysafirët ishte qendra Jusuf Nurkic me 27 pikë e 12 kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Cj McCollum me 24 pikë si dhe Lillard që shtoi 21 të tjera.

Steph Curry te vendasit ishte më efikasi me 29 pikë, ndërsa Kevin Durant arriti ‘Tiple Double’ me 26 pikë, 10 kërcime e 11 asistime por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Houston Rockets në derbin ndaj Boston Celtics.

Në një ndeshje spektakolare, Rockets kanë triumfuar me 14 pikë diferencë 127:113.

James Harden ishte fantastik për skuadrën nga Teksasi me 45 pikë e gjashtë asistime, ndërsa paraqitje të shkëlqyeshme pati edhe qendra zvicerane Clint Capela me 24 pikë e 18 kërcime.

Kyrie Irving me 23 pikë e 11 asistime ishte më efikasi tek mysafirët, por që nuk mjaftuan këto pikë për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Houston Rockets – Boston Celtics 127:113

Milwaukee Bucks – New York Knicks 112:96

Sacramento Kings – Los Angelos Lakers 117:116

Golden State Warriors – Portland Trail Blazers 109:110

Utah Jazz – Philadelphia 76ers 97:114

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori