LAJMI I FUNDIT:

Lila Filipovska merret në pyetje për rastin “Haraçi”

Lila Filipovska merret në pyetje për rastin “Haraçi”

Lila Filipovska ka arritur në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsiont, ku duhet të jep dëshmi për rastin “Haraçi”.

Sipas A1on, Lila Filipovska e ka tërhequr vëmendjen e prokurores Villma Ruskovska, pasi ka vërejtur shuma të mëdha që ajo i ka dhënë hua Bojan Jovanovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Jozyrtarisht mësohet se Filipovska dy herë ka lëshuar para në llogari të “Boki 12”, ose në kompani që lidhen me të, në shuma prej 20 mijë eurove.

Prokuroria heton nëse paratë që Filipovska ia ka dhënë hua “Boki 13” janë të njëjtat që i janë marrë afaristit Orce Kamçev, për rastin “Haraçi”.

Ata do të kontrollojnë edhe si ato para kanë përfunduar në llogarinë e Filipovskës./Telegrafi/