LAJMI I FUNDIT:

Likaj për zëvendësin e tij: Studion në dy kolegje, në njërin e ka notën mesatare 9.0

Likaj për zëvendësin e tij: Studion në dy kolegje, në njërin e ka notën mesatare 9.0

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është përgjigjur në pyetjet e deputetëve sa i përket emërimit të zëvendësministrit, Driton Bardheci i cili është ende student.

Likaj tha se atë e ka pasur student dhe e di se është duke vijuar studimet në dy universitete, në publik dhe në privat.


“Sa i përket zëvendësministrit, unë e kam pasur student, ai studion në dy kolegje, një në privat dhe një publik. Një e ka notën mesatare në 9. Nuk është rast i shkëlqyer, por është i njohur me problemet e rinisë. Në të dy është në përgatitje të diplomës.

“Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zv ministër, unë e kam menduar që me e fokusua me problemet e rinisë”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, pyeti se cila do të jetë detyra e zëvendësministrit.

“Është emëruar një zv ministër që të paktën aq sa ne dimë është pa një CV të pastër. Çfarë përgjegjësisë do të ketë ky dhe cili është plani i punës së tij”, tha ai.

Në përgjigjen e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se do ta orientojë tek problemet e të rinjve të vendit.

“Unë kam menduar se në momentin strukturat e kanë deleguar për zv ministër, unë e kam menduar që me e fokusua me problemet e rinisë”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori