LAJMI I FUNDIT:

‘Lia e Majmunëve’, flet infektologu Ramadani: Të prekurit nga kjo sëmundje rekomandohet të izolohen për 10 ditë

Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar përhapjen e sëmundjes së quajtur ‘Lia e Majmunëve”, shtete të ndryshme në botë kanë ndezur alarmin e përhapjes së sëmundjes virale.

Më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani. Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.

Më pak se këto shtete nuk është e rrezikuar as Kosova madje,  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ditë më parë doli me një njoftim rreth kësaj sëmundje.

Në një intervistë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani tha se përhapja e kësaj sëmundje bëhet përmes pështymës dhe gjakut të njeriut të infektuar.

Kurse në momentin që një njeriu ka kontakt me kafshë të egra, brejtësit dhe majmunët, automatikisht është i rrezikuar.

“Shakatari i sëmundjes është një virus, prandaj quhet sëmundje virusale që kryesit kap, kryesisht kafshët e egra, brejtësit e majmunët. Normalisht në kontakt me këto kafshë njeriu që eksponohet para tyre e fiton edhe sëmundjen. Kurse përhapja e sëmundjes që është e rëndësishme për ta ditur bëhet me anën e infeksiozitetit apo pështymës së infektuar por edhe përmes gjakut të personit të infektuar mund të përhapet”, tha ai.

Infektologu Hamdi Ramadani, në një intervistë për Telegrafin

Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve, nyjeve, kokës dhe lodhje peramemte janë disa prej simptomave me të cilat manifestohet kjo sëmundje, njofton Ramadani.

Lija e majmunëve, IKSHPK jep disa informacione - simptomat mund të zgjasin dy deri në katër javë
Lexo po ashtu Lija e majmunëve, IKSHPK jep disa informacione - simptomat mund të zgjasin dy deri në katër javë

Kurse simptomë tjetër me të cilën karakterizohet “Lia e Majmunëve”, është edhe skuqja e fytyrës dhe e duarve të ekspozuara.

“Bazuar në të dhënat e paraqitura nga autoritetet shëndetësore të vendeve, nga ku është shfaq por edhe ato të mëparshme. Simptomat e kësaj sëmundje janë: temperatura e cila është e lartë deri 39 gradë po ashtu fillojnë ethet, pastaj dridhjet, dhimbje të muskujve, të nyjeve, të kokës dhe përveç këtyre lodhja është një simptom permanent i sëmundjes, më vonë shfaqen edhe ajtje të nyjeve limfatike përkatëse, po ashtu sëmundja karakterizohet edhe me skuqje të fytyrës dhe të duarve ”, deklaroi Ramadani.

Paraqitja e “Lisë së Majmunëve”, në trupin e njeriut

Kryetari i Infektologëve të Kosovës, vlerësoi e ata të cilët veç preken nga kjo sëmundje duhet të izolohen dhe të hospitalizohen për dhjetë ditë.

“Ecuria e sëmundjes shkon nga shtatë deri në dhjetë ditë e në rrallë deri në 14 ditë. Tash për tash sëmundja kalon pa ndonjë komplikim. Të sëmurët me ‘Linë e Mamujnëve’, rekomandohet të ndalen të izolohen dhe të hospitalizohen për shtatë ose dhjetë ditë  shkak të  kufizimit dhe përhapjes”, tha ai.

Trajtimi me vaksinë i “Lisë së Majmunëve”

Se kjo sëmundje nuk kursen as moshë as gjini, e konfirmon edhe infektologu Ramdani.

Ai pohoi se në momentin që një njeri ka kontakt me personin e infektuar ose me kafshë është i rrezikuar.

“Kjo sëmundje nuk kursen ndonjë moshë. Është ajo që quhet ekspozim, njeriu kur i ekspozohet një infeksioziteti në afërsi të ngushtë, me personin e infektuar apo me kafshën e infektuar mundësia që të paraqitet sëmundja është e madhe. Pra kjo nuk dallon ndonjë moshë ose gjini të caktuar”, përfundoi ai.

Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë të detyrueshme për ata që janë prekur nga Lija e majmunëve
Lexo po ashtu Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë të detyrueshme për ata që janë prekur nga Lija e majmunëve

Lia e Majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet edhe në rajone të tjera.

Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin.

Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar edhe  në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke.

Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.

Disa informacione për Linë e Majmunëve:

Lia e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;

Lia e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;

Lia e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;

Lia e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;

Lia e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;

Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;

Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;

Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;

Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori