LAJMI I FUNDIT:

Me Ligjin për Paga përpos pagës bazë, deputetët do të përfitojnë shtesa të posaçme

Me Ligjin për Paga përpos pagës bazë, deputetët do të përfitojnë shtesa të posaçme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përpos pagës bazë që marrin nga buxheti i Kosovës ata edhe me ligjin e ri të pagave do të përfitojnë benificone të tjera të posaçme.

Sipas nenit 12 të Ligjit për Paga, pika 2 thuhet se “Shtesat e posaçme, nga paragrafi 1. i këtij neni, i takon deputetit për funksion parlamentar; Kryetar i Kuvendit, nënkryetar i Kuvendit, kryetar i komisionit parlamentar, zëvendëskryetar i komisionit parlamentar dhe kryetar i grupit parlamentar”, raporton Telegrafi.


Po ashtu në këtë nen theksohet se deputeti ka të drejtë në kompensim për pjesëmarrje në seancë plenare, për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit parlamentar dhe për shpenzimet mujore.

“Shtesat nga paragrafi 2. i këtij neni paguhet vetëm për një funksion dhe nuk mund të kalojë tridhjetë për qind (30%) të pagës bazë”, thuhet në Ligjin për Paga.

Duke pasur parasysh se deputetët nga ky ligj do të marrin pagë prej 1,912 euro, shtesat e posaçme nuk do të kalojnë shumën prej 573.60 euro.

Pas miratimit të Ligjit për Paga më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës, ky Ligj hyri në fuqi në mënyrë automatike pasi që presidenti Hashim Thaçi përkundër ankesave të shumta nuk ia kthej mbrapa Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori