LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri në Alabama: Kastrim kimik për abuzuesit e minorenëve

Ligji i ri në Alabama: Kastrim kimik për abuzuesit e minorenëve

Guvernatorja e shtetit të Alabamas ka nënshkruar një ligj që detyron dënimin me kastrim kimik ndaj gjithë atyre që kryejnë vepra penale të abuzimit seksual kundrejt minorenëve deri 13 vjeçar.

Sipas ligjit, kastrimi kimik do të praktikohet një muaj para lirimit të abuzuesit nga burgu dhe do të kryhet me shpenzimet e tyre.


“Ligji është një hap për mbrojtjen e fëmijëve në shtetin tonë”, tha Guvernatorja Kay Ivey.

Kastrimi kimik përfshin administrimin e barnave nëpërmjet tabletave ose injektimit për të hequr interesin seksual dhe për të bërë të pamundur që një person të kryejë veprime seksuale.

Por nuk është vetëm Guvernatorja e Alabamas që parasheh masa drastike ndaj abuzuesve seksualë, përcjell Shqiptarja.

Edhe në Itali, Matteo Salvini ka shprehur një qëndrim të fortë dhe është pro një dënimi të tillë.

Gjatë fushatës zgjedhore ai u përplas në distancë me liderin e “5 Stelle” Luigi Di Maio i cili e quajti propozimin e Salvinit “armë e shfarosjes në masë”.