Rreth 300 metra larg objektit të Qeverisë së Kosovës, gjendet një lokal i vogël që vazhdon të funksionojë si bastore sportive, edhe pse me ligj lojërat e fatit janë të ndaluara në Kosovë.
Ndonëse tavolinat janë të zbrazëta dhe nuk mund të gjesh asnjë klient që rri aty dhe shikon ndeshjet e futbollit në televizorët e vendosur në mur, bastet mund të vendosen.
Brenda është vetëm një punëtor me një laptop, të cilit i është shtuar puna tani kur pritet të fillojnë sezonet e ligave më të forta të futbollit në Evropë dhe në botë.
Tiketa të basteve nuk mund të gjesh as në shportat e mbeturinave, mirëpo adhuruesit e sportit mund të vendosin bastet online. Dhe krejt kjo është në procedurë e thjeshtë.
Mund të luash edhe me vetëm një euro ose 50 centë, mirëpo tiketë nuk do të marrësh. Atë mund ta fotografosh në ekranin e laptopit, që ta kesh si dëshmi në rast se del tiketë fituese për t’i tërhequr paratë.
Shumica prej atyre që vendosin baste më shpesh, janë të abonuar dhe mund të luajnë pa frekuentuar fare këto lokale.
Këto lojëra janë ilegale pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Ndalimin e Lojërave të Fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të këtyre lojërave për 10 vjetët e ardhshme.
Ky Ligj, sipas avokatit të Shoqatës së Bizneseve të Lojërave të Fatit, Granit Vokshi, ka bërë që kjo veprimtari të bëhet ilegale.
Vokshi ka komentuar arrestimet e ditëve të fundit nga Policia e Kosovës për organizim të lojërave të fatit në rajonin e Ferizajt dhe Vitisë, duke shtuar se lajme të tilla do të shohim çdo ditë, derisa një ligj i tillë është në fuqi.
“Unë besoj që kjo është pasojë e një vendimi të pa menduar mirë, fillimisht nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pastaj Kuvendi i Kosovës, ku është votuar ky ligj, pa bërë një analizë të mirëfilltë të implikimeve të atij vendimi. Është më mirë që të vendoset një kontroll më rigoroz i veprimtarisë së lojërave të fatit, se sa që ato të ndalohen plotësisht ashtu siç janë ndaluar tani, meqenëse prapë po them ndalimi i atyre mund të çojë vetëm në kriminalizim të tyre”, tha Vokshi.
Berat Thaqi nga Instituti GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vendimi Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lojërave të fatit, ka qenë veprim i ngutur.
“Fillimisht është dashur të bëhet një paralajmërim dhe gjithashtu të vlerësohet a mund të ketë pasoja juridike sepse me sa dimë, ato biznese veç ka qenë duke funksionuar dhe nëse këto biznese kanë pasur licencë, atëherë edhe mund të rrezikohen nga ndonjë dëm buxhetor që mund të vijë nga gjykata. Prandaj, mendoj se është dashur të paralajmërohen këto biznese dhe pastaj të mbyllen”, tha Thaqi.
Vetëm gjatë muajit gusht, Policia e Kosovës, ka arrestuar dhjetëra persona në shumë aksione në komuna të ndryshme të Kosovës.
Të arrestuarit dyshohen se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit edhe pse janë të ndaluara me ligj.
Po ashtu janë kryer disa aksione të bastisjes dhe janë sekuestruar dhjetëra kompjuterë.
Edhe mbrëmjen e së shtunës, Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj dy persona nën dyshimin për organizim i skenave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, ka hyrë në fuqi në muajin maj të këtij viti.
Ky Ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës, kurse u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me 28 mars të këtij viti.
Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona. /REL/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre