LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Trepçën mund të përmirësohet (Video)

Ligji për Trepçën mund të përmirësohet (Video)

Ligji për Trepçën siguron se asnjë pretendim nuk do të mund të ndalë procesin e konsolidimit të këtij gjiganti metalurgjik. Në Ligj nënkuptohet se nëse ato njësi që kanë hyrë në Trepçë kanë borxhe të lidhura me asetet, ato do te trajtohen sipas Ligjit.

Formulimi i neneve lidhur me kreditoret në Ligjin për Trepçën është bërë me kujdes dhe në bashkëpunim me AKP.


Nëse në këtë kuptim del ndonjë paqartësi, lidhur me dispozitat qe i rregullojnë obligimet të cilat lidhen me asetet e caktuara, kjo mund të përmirësohet, pas një shqyrtimi detal me AKP-në, por kjo assesi nuk e bën Ligjin antikushtetues siç po pretendojnë disa.

Kështu ka deklaruar Muhamet Mustafa kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik në Kuvendin e Kosovës. /Tribuna Channel/