LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Tatimin në Pronë në Kushtetuese, reagon Murati: Britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin 

Ligji për Tatimin në Pronë në Kushtetuese, reagon Murati: Britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin 
Foto: Arkiv

Pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka akuzuar opozitën në Kosovë se nuk e ka hallin e qytetarit e as të shtetit.


Ai tha se veprimi i tyre është i kotë dhe se siç tha ai “Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese”.

Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë
Lexo po ashtu Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

“E dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Pra, po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin.  Sidoqoftë, edhe ky veprim i tyre është i kotë.

Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata ‘do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese’ “, ka shkruar Murati. /Telegrafi/