Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, pjesërisht i zbatueshëm
Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe fiton një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, edhe një vit pasi ka hyrë në fuqi përballet me shumë vështirësi që të zbatohet në praktikë.
Të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë Ligjin për gjuhët mbeten të pandëshkuar si rrjedhojë e vonesave për formimin e një inspektorati për këtë çështje, përkatësisht për dënimin e shkelësve të këtij ligji.
Përderisa nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë bërë të ditur se në mbi 90 për qind të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj.
Por, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjuha shqipe është pjesë përbërëse në të gjitha institucionet e shtetit.
“Fillimi realisht ka qenë i mbarë. Pothuajse të gjitha institucionet i kanë ndryshuar tabelat e njoftimit, të cilat tani janë në dy gjuhë. Janë krijuar kapacitetet për përkthim në qeveri. Tani në qeveri komunikojmë në gjuhën shqipe dhe po ashtu në institucionet tjera. Në sekretariatin për çështje evropiane, çdo dokument që del nga ky institucion është në gjuhën shqipe”, thotë zëvendëskryeministri Osmani.
Osmani shton se po punohet në ngritjen e kapaciteteve që në çdo institucion të gjejë zbatim përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.
“Duke pasur parasysh se në disa institucione mungojnë kapacitetet njerëzore për përkthime ligjore adekuate të dokumenteve zyrtare. Jo në të gjitha institucionet përdoret në dokumentacionin zyrtar dygjuhësia ose gjuha shqipe, por jam i sigurt se në këtë periudhë, çdo institucion po bën përpjekjet e veta për të krijuar kapacitetet e duhura në përputhje me Ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe”, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
Megjithatë, ekspertët kanë theksuar në vazhdimësi se mungesa e vullnetit politik dhe angazhimi i kuadrove partiakë pa aftësi profesionale, janë pengesat kryesore që po bllokojnë jetësimin në praktikë të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.
“Kemi njerëz të emëruar nëpër organe të cilët nuk kanë kulturë të mjaftueshme gjuhësore, do të thotë nuk janë këta persona të kualifikuar me njohuri të thella të përdorimit të gjuhës shqipe, por janë militantë partiakë, që nuk janë të specializuar në gjuhësi, e aq më pak në terminologji juridike. Për këtë fajin e ka faktori politik në qeveri, që nuk delegon njerëz kompetentë në institucionet përkatëse që këto devijime të mos ndodhin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Dervish Alimi, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tetovës.
Alimi thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka zbrazëtira juridike, që sipas tij, bëjnë që të ketë ngecje në zbatimin në praktikë të këtij ligji.
Ndërkaq, Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve thekson se të gjitha institucionet që ballafaqohen me vështirësi për ta zbatuar këtë ligj, duhet të drejtohen në këtë institucion. Drejtori i kësaj agjencie, Ylber Sela, ka bërë të ditur se përmes një pyetësori, që u është dërguar të gjitha institucioneve, për të parë nëse duhet ndihma e agjencisë për zbatimin e Ligjit për shqipen, shumica e institucioneve shtetërore janë përgjigjur negativisht.
Ndryshe, para një muaji Komisioni i Venecias, kërkoi që Ligji për gjuhët të rishikohet dhe të shqyrtohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore.
Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve evropiane, Bujar Osmani është shprehur i prerë se ligji është i pakthyeshëm dhe organet e sistemit gjyqësor duhet të përforcojnë kapacitetet e tyre sa i përket përkthyesve dhe lektorëve.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka marrë vendim lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat si dhe në uniformat e Armatës, pasi që grupi punues, që duhet të veprojë sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, ende nuk e ka përcaktuar se në bazë të cilit plan do të veprohet./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Familjarët po vdesin me sy hapur”, Deklarata për të zhdukurit mbeti vetëm në letër
Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule a
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kjo është dalja në komunat shqiptare deri në ora 17:00
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert