LAJMI I FUNDIT:

Ligji për pagën minimale, Qalaj nga PDK: Do të ndërrmarrim veprime për ta kundërshtuar

Ligji për pagën minimale, Qalaj nga PDK: Do të ndërrmarrim veprime për ta kundërshtuar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Reshat Qalaj, në një konferencë për media e potencoi faktin se projektligji për pagën minimale është i papranueshëm për PDK-në.

Kjo për faktin sepse sipas Qalajt, paga minimale prej 250 eurosh e prezantuar nga shumica parlamentare, nuk i mbulon as nevojat më bazike të qytetarëve të vendit.


“Projektligji për pagën minimale për Partinë Demokratike të Kosovës është i pa pranueshëm. Për shumë arsye. Fillimisht, me anë të këtij projektligji synohen të ndryshohen disa ligje pa ndonjë kriter, të caktuar. Qeveria e Kosovës e ka bërë një propozim në mënyrë arbitrare, duke u sjellur në mënyrë arrogante, që lartësia e pagës minimale të jetë 250 euro, mirëpo duke përjashtuar një kategori shumë të rëndësishme të vendit. Kjo pagë nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Siç janë ngritja e çmimeve enorme, sidomos produketet bazike që i prekin drejtpërsëdrejti, qytetarin e Kosovës, ngritja e energjisë, e naftës etj. Vetëm ajrit ende nuk iu ka ngritë çmimi po besoj që këtë qytetarët e Kosovës nuk do ta lejojnë”, tha ai.

OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale

Deputeti Qalaj, tutje tha se në mënyrë të padrejtë nuk janë përfshirë në këtë projektligj, edhe veteranët dhe luftëtarët e UÇK-së.

“Nga ky ligj janë të përjashtuar edhe një kategori ndoshta më e rëndësishme e këtij vendi që janë, veteranët e dhe luftëtarët e UÇK-së. Në projektligjin aktual nuk janë të përfshirë veteranët dhe nuk do të jenë pjesë e beneficioneve, në lartësi të pagës minimale, me disa arsyetime qesharake. Siç është pritja që të bëhet kategorizimi i tyre dhe pastaj të futen në këtë skemë apo edhe për shkak të numrit të madh të veteranëve. A thua se veteranët nuk paskan bërë mjaftë për këtë shtet? Është e papranueshme që veteranët të lihen anash, ata që na e sollën lirinë dhe ne këtë ligj nuk do ta votojmë. Kërkojmë që të rritet shuma e pagës minimale, në 350 minimum. Përveç që nuk do ta votojmë, ne si PDK, do të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar këtë ligj që të mos kaloj”, deklaroi ai.

Pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit është votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori