Ligji për gjuhët, testimi për shtetësinë bëhet në maqedonisht (Video)
Institucionet, në mesin e të cilave edhe MPB-ja, duhet të fillojnë me harmonizimin e ligjeve të tjera me atë për përdorimin e gjuhëve. Në kuadër të ministrisë së sipërpërmendur është edhe Ligji për Nënshtetësi. Nga ky dikaster thonë se tashmë kanë filluar me iniciativën për ndryshime të tilla, por nuk dhanë detaje se cilat nene do të përfshijnë këto ndryshime dhe nëse në mesin e tyre është edhe Ligji për nënshtetësisë. Sipas këtij ligji, të gjithë aplikuesit që synojnë të pajisen me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, përveç kushteve të tjera, duhet t’i nënshtrohen edhe testit për njohjen e gjuhës maqedonase. Ky nen, thonë nga Grupi Ndër resorësh për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe më tutje nuk do të ndryshojë. Aplikuesit për nënshtetësi duhet të vazhdojnë t’i nënshtrohen testit vetëm për njohjen e gjuhës maqedonase.
“Në Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk ka dispozitë që lihet më gjuhën për marrjen e nënshtetësisë, nuk do të ketë ndryshime të tilla. Ligjet, materialet e të cilave nuk kanë dispozita gjuhësore, do të thirren në ligjin për gjuhët. Për nënshtetësinë do të vlejë akoma Ligji për nënshtetësi, pra duhet të jepet provimi për njohjen e gjuhës maqedonase”, theksuan nga Grupi ndër resorësh.
Kërkesa për njohjen e gjuhës maqedonase dorëzohet në Komisionin kompetent në Qeveri dhe më pas ky komision dërgon ftesë deri tek aplikuesi që të paraqitet për të hyrë në test. Provimit për njohjen e gjuhës maqedonase nuk i nënshtrohen vetëm personat që e fitojnë nënshtetësinë në bazë të martesës. Në vitin 2016 për nënshtetësi kanë aplikuar 1192 persona, në vitin 2017 ka pasur 1221, ndërsa në vitin 2018 kanë qenë 1207.
Më së shumti kërkesa ka pasur nga shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Turqisë. Ligji për Nënshtetësi është sjellë në vitin 1992, ndërsa ndryshimet e fundit në të njëjtin janë bërë në vitin 2016. Kërkesat për marrjen e nënshtetësisë dorëzohen në Departamentin për Çështje Administrative në MPB./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?