LAJMI I FUNDIT:

Ligji i Pagave në Kushtetuese, Tahiri: Do të konstatohet shkelja e parimeve bazë të drejtave kushtetuese

Ligji i Pagave në Kushtetuese, Tahiri: Do të konstatohet shkelja e parimeve bazë të drejtave kushtetuese

Institucioni i Avokatit të Popullit përmes ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Paga, pas ankesave të shumta.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se Avokati i Popullit ka bërë mirë, pasi që 104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit.


“Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë. 104 është shifra rekord e ankesave dhe shkresave kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe elaborim i tyre nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare.

“Do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet administrata publike. Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e kushtetutë. Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues. Stop, në demokraci nuk kalon”, përfundoi ai.

Avokati i Popullit tregon nenet kontestuese, shkaku i të cilave e dërgoi Ligjin e Pagave në Kushtetuese
Lexo po ashtu Avokati i Popullit tregon nenet kontestuese, shkaku i të cilave e dërgoi Ligjin e Pagave në Kushtetuese

Avokati i Popullit, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin publik, ka pranuar 104 ankesa që kontestojnë disa nene të këtij ligji, prandaj sot ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të kontestuar.

Në komunikatën e lëshuar nga ky institucion thuhet se “Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, që nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (më tej: Ligji i kontestuar), ka pranuar 104 ankesa  nga subjekte të ndryshme të sektorit publik. Ankesat e pranuara kryesisht kanë të bëjnë me uljen e koeficienteve, rrjedhimisht me zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave apo trajtimin joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj. Ankesat e pranuara janë parashtruar nga subjekte të sektorit publik, si ankesa grupore, individualisht si dhe nëpërmjet sindikatave”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori