Liga e Kampionëve kthehet sonte (e martë) pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.


Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain, Barcelona është nikoqire e Olympiacosit, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Neëcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos.

Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app