LAJMI I FUNDIT:

Lidhshmëri mes impotencës dhe sindromës së këmbëve jo të qeta

Lidhshmëri mes impotencës dhe sindromës së këmbëve jo të qeta

Meshkujt që vuajnë nga sindroma e “këmbëve jo të qeta” (Restless Legs Syndrome) janë më të prirë për çrregullim të funksionit erektil, sugjeron një studim i realizuar në Harvard.

“Këmbët jo të qeta”- është gjendje e cila përfshin të gjitha grupet e moshave, por më së shpeshti paraqitet te moshat e vjetra, dhe në këto raste shpeshtësia e kësaj gjendjeje arrin deri në 20 për qind.

Kjo gjendje është ndjenjë e pakëndshme në këmbë që kushtëzon nevojën për lëvizshmërinë e domosdoshme të tyre.


Momenti më kritik i paraqitjes së nevojës për lëvizje të këmbëve është në veçanti gjatë natës, ashtu që pacientët nuk mund të flenë.

Meshkujt e grupeve të gjakut A, B ose AB janë katërfish më të prirë të vuajnë nga impotenca
Lexo po ashtu Meshkujt e grupeve të gjakut A, B ose AB janë katërfish më të prirë të vuajnë nga impotenca

Rezultatet e reja të shkencëtarëve amerikanë bazohen në të dhënat e grumbulluara te 11.000 meshkuj me moshë mesatare deri 65 vjet.

Pjesëmarrësit në studim që vuanin nga sindroma e këmbëve jo të qeta kishin mesatarisht 50 për qind prirje për të pasur edhe disfunskion erektil, pavarësisht ekzistimit të faktorëve të rrezikut, siç është mosha, pesha e lartë trupore, duhanpirja, marrja e antidepresivëve apo prania e sëmundjeve tjera kronike.

Rreziku i problemeve me ereksion shtohej në përpjesëtim të drejtë me shpeshtësinë e manifestimit të kësaj sindrome. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori