LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike: Nuk ka rrezik për Maqedoninë, qeveria të sjell reforma

Lidhja Demokratike: Nuk ka rrezik për Maqedoninë, qeveria të sjell reforma

Lidhja Demokratike konsideron se Maqedonia ka nevojë për një qeveri të re reformatore e përbërë nga parti të tilla, ndërkaq reformimi duhet të bëhet sipas Kushtetutës së vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Maqedonia është stabile dhe nuk ka bazë për destabilizim të vendit përmes përplasjeve ndëretnike apo edhe brendaetnike, duke shtuar se unitariteti i vendit nuk është rrezikuar dhe për këtë garantues janë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, e posaçërisht maqedonasit, por edhe të tjerët.


Kjo parti thotë se nuk ka ndonjë plan të jashtëm për shkatërrimin e Maqedonisë, kurse kohezioni i brendshëm dhe stabiliteti janë kyçe për të ardhmen dhe perspektivën e vendit.

Prandaj, kjo parti thërret për sjellje të përgjegjshme dhe të mençur nga të gjithë liderët e partive politike, duke vënë interesat kombëtare mbi ato partiake./Telegrafi/