Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga liderët kosovarë përfshirjen e Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi.
Këtë deklaratë Arifi e bëri gjatë një takimi që pati sot me delegacionin e Republikës së Kosovës, në Preshevë, me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj- Stublla dhe ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Arifi theksoi se përfshirja e Luginës së Preshevës në këto bisedime është e domosdoshme.
Ai tha se Lugina e Preshevës duhet të jetë edhe pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, në rast të kundërt siç u shpreh Arifi marrëveshjet nëse do të arrihen mes dy shteteve nuk do të ishin të qëndrueshme.
“Biseduam rreth mundësisë së sinkronizimit dhe bashkërendimit të mundësive tona të përbashkëta. Lugina të përshihet në dialog dhe të jemi prezent ku përfshihen marrëveshjet e dy shteteve. Marrëveshjet që nuk e përfshijnë Preshevën nuk ka mundësi të jetë të qëndrueshme”, ka thënë Arifi.
Ndërsa, ministrja Haradinaj – Stublla tha se gjatë këtij takimi kanë ndarë shqetësimet karshi Luginës së Preshevës, përcjell Telegrafi.
Ministrja tha se Serbia duhet t’i trajtoj shqiptarët e Luginës me të drejta të barabarta, ashtu siç i trajton Kosova minoritetin serb.
“Kemi pas shqetësime për gjithë këto vite që na ndan kufiri. I ndjekim me shqetësim të madh të gjitha shqetësimet tona për Preshevën. Ashtu si ne e trajtojmë minoritetin serbe në Kosovë, ashtu dhe qeveria serbe duhet ta trajtoj komunitetin shqiptar në Serbi, edhe pse janë duke u cunguar të drejtat shqiptare në këtë pjesë”, ka thënë ajo.
Haradinaj-Stublla po ashtu u shpreh e gëzuar për zgjedhjet e fundit në Serbi, ku në parlamentin serb do ta përfaqësohen tre deputet shqiptarë.
“I gëzohemi edhe fuqizimit të rolit shqiptarë në Serbi”, tha ajo.
Edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi potencoi se do të përkrahin Luginën e Preshevës, pasi siç tha kjo pjesë nuk është në pozicion të mirë për shkak të shumë çështjeve politike.
“Presheva nuk është në pozicion të mirë për shkak të shumë çështjeve politike. U zotuam që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të jenë krah i fortë i Preshevës”, ka thënë ndër të tjera ministri Selimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Mashtrimi me kredidhënien, prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për pesë persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251