LAJMI I FUNDIT:

Liderët e nismës ‘Ballkani i Hapur’ paralajmëruan takim në korrik për energjinë

Liderët e nismës ‘Ballkani i Hapur’ paralajmëruan takim në korrik për energjinë

Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, më 8 korrik, kanë mbajtur një takim online për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, si dhe janë pajtuar për një takim të Grupit punues për çështjet e energjisë.

Siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ai dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, u pajtuan për një takim të Grupit punues për bashkëpunim në fushat e energjisë dhe sigurisë ushqimore dhe financave, që do të mbahet në Tiranë në mes të korrikut.

Takimi i sotëm, siç u tha, i është kushtuar intensifikimit të bashkëpunimit me qëllim të tejkalimit të përbashkët të vështirësive për furnizimin me ushqime dhe energji.

Gjithashtu, liderët e “Ballkanit të Hapur” diskutuan për takimin e ardhshëm dhe panairin e verës dhe ushqimit që do të mbahet në Beograd, në shtator, organizuar nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“U pajtuam që ky manifestim i madh dhe unik, i cili besojmë se do të kthehet në një traditë të mirë miqësore, është gjithashtu një promovim i jashtëzakonshëm i tri vendeve tona, por edhe një mundësi për prodhuesit nga rajoni që të bashkohen dhe të prezantojnë produktet e tyre më të mira dhe ekskluzive”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, transmeton REL.

Liderët u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përziera të dikastereve për temat e krizave dhe për formimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu është shtuar se të tre liderët kanë theksuar rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të forcuar lidhjen rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori