LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Luginës për “bajram” te Daçiqi!

Liderët e Luginës për “bajram” te Daçiqi!

Dy-tri ditë, para festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vendosur, në Beograd, t’i takojë liderët e Luginës së Preshevës, për të biseduar për hallet e tyre. Një takim paraprirës i këtij niveli, ishte mbajtur më 2 korrik 2013, me nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pa ndonjë rezultat konkret.

Po, takimet sipas protokollit nuk vazhduan. Kryeministri Daçiq, takimit të radhës me liderët e Luginës, i bishtëronte, thjesht për motive politike.


Lajmi se më në fund Daçiq, veçse ka konfirmuar zyrtarisht takimin me liderët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, vjen si rezultat pengesës së hyrjes së zyrtarëve serbë në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Seanca e 17-të e takimeve të dy kryeministrave në Bruksel, Thaçi-Daçiq, dhe marrëveshja për të marrë pjesë liderët serbë në fushatën zgjedhore në Kosovë, në emër të “lëvizjes së lirë, pa diskriminim”, tregon qartë shqiptarët e Luginës shpesh bëhen “kurban” për kusuritje.

Mësohet (jo)zyrtarisht se kryeministri Thaçi, ka ftuar për konsultim liderët e Luginës, një ditë para se ata të takohen me kryeministrin Daçiq, si duket për një konsultë paraprake. Kështu bënte dikur ish presidenti Rugova. Spektri politik shqiptar i Luginës, sa herë zinte në thua, shkonte te Rugova për afrim dhe unifikim të qëndrimeve partiake. Ngjet që Thaçi i ka ftuar bashkëkombësit e tij për një këshillë politike, për të mos u “havadisur” rreth kërkesave të shumta e të pakapshme nga homologu i tij Daçiq.

Se me çka do t’i shpërblejë Daçiq, liderët e Luginës, do të kuptohet pak ditë para Kurban Bajramit.

Qëllimi i këtij takimi mësohet se do të zhvillohet për të diskutuar lidhur me problemet në arsim, shëndetësi, siguri si dhe përfshirjen e shqiptarëve të Luginës në organet shtetërore të Serbisë.

Po shqiptarët e Luginës, sa janë të përgatitur lidhur me këtë takim të lartë shtetëror?!

Aspak! Ata, janë të përçarë e të ndarë si mos më keq. Ç’është e vërteta, ata, veç kanë filluar të kërkojnë një unitet mes tyre dhe kërkesave, që do t’i parashtrojnë kryeministrit Daçiq. Thënë shkurt e shqip, ata as që do të takohen paraprakisht, për t’u konsultuar se kush do ta marrë fjalën në këtë takim: liderët institucionalë apo partiakë? Në këto bisedime çka do të merret për bazë: Referendumi, Marrëveshja e Konçulit, Platforma politike e këshilltarëve shqiptarë të janarit të 2006-ës, apo Plani dhe Programi i Trupit Koordinues për jug të Serbisë?!

Përçarjet e liderëve politikë të shqiptarëve të Luginës dhe shantazhet e Beogradit për t’i bërë ata pikë e pesë, bëjnë që ky takim të kaloj si ata të mëparshmit pa ndonjë rezultat konkret.

Lidhur me këto dukuri allapreshevarçe, në stilit tërhiq e mos këput, tashmë i kanë mësuar vendorët e ndërkombëtarët, të cilët sillen ashtu siç sillen liderët tanë si “pordha në tirqi”. Çarshia në Bujanoc flet se liderët e Luginës do të shkojnë në Beograd si “Syla në Bilaç”, apo më mirë sipas asaj thënie të bukur: “Vajti cjapi te kasapi!”!

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori