LAJMI I FUNDIT:

Libri i shtypur në periudhën më të errët!

Libri i shtypur në periudhën më të errët!

Periudha e verës është perfekte për çdo njeri që të lexojë. Por, për dallim nga vitet e tjera, pandemia e Covid-19-shit nuk ka rritur numrin e lexuesve, të paktë kanë qenë ata që i janë përkushtuar leximit në kohën kur i gjithë vendi u izolua.

Edhe pse libri ndodhet në krizë aktualisht, përhapja e koronavirusit e ka zhytur edhe më shumë. Botuesit japin alarmin se shitja e librave po njeh periudhën më të errët.

Një problem edhe më i madh gjatë kësaj periudhe ishte edhe mbyllja e librarive apo edhe Bibliotekës Kombëtare, që bëri që njerëzit të qëndronin edhe më pasiv ndaj librit.

Megjithatë, shumë tituj të rinj e interesante mund t’ua mbushin pushimet me histori e rrëfime të ëmbla. Kryesisht libra argëtues, që të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë. /Klan Plus/