LAJMI I FUNDIT:

Librat e rrallë që vlejnë rreth tre milionë dollarë, gjenden nën një shtëpi në Rumani – vjedhja e tyre ishte realizuar në stilin e filmit “Mission Impossible”

Librat e rrallë që vlejnë rreth tre milionë dollarë, gjenden nën një shtëpi në Rumani – vjedhja e tyre ishte realizuar në stilin e filmit “Mission Impossible”

Shumë libra të rrallë dhe të shtrenjtë që kapin vlerën e mbi 2.7 milionë dollarëve, janë gjetur në një shtëpi në një fshat në Rumani, transmeton Telegrafi.

Vite me parë librat ishin vjedhur nga një depo në pjesën perëndimore të Londrës. Policia rumune ka publikuar pamjet e librave të gjetur, në mesin e tyre edhe librat origjinal të Galileo Galilei dhe Isac Newtonit.


Në aksionin që janë gjetur rreth 200 libra të rrallë, kanë marrë pjesë shumë policë dhe ka zgjatur për më shumë se tre vite, ku kishin kryer bastisje të shumta në 45 adresa në tre vende duke ngritur padi  ndaj 13 personave.

Librat ishin vjedhur në vitin 2017 nga depoja e postës në Feltham, ku ishin të vendosura para se të barteshin në Las Vegas që edhe pritej të dilnin në ankandin e librave të rrallë.

Dy burra Daniel David dhe Viktor Opariuc, janë futur me dhunë në depo, e siç raporton Guardian, policët e kishin përshkruar vjedhjen të ngjashme me skenat e filmit “Mission Impossible”, ku hajnat ishin mbajtur nëpër rafte për të shmangur aktivizimin e sensorëve dhe alarmeve.

Vjedhja kishte zgjatur rreth pesë orë, kurse hajnat janë larguar nga depoja në të njëjtën mënyrë si janë futur – me litar nga kulmi. Ata i priste një veturë e parkuar në afërsi ku burri i tretë Narcis Popesku i dërgoi larg vendin ku kryen vjedhjen.

Vetura e tyre më vonë ishte gjetur e pastruar me zbardhues, që tregon se aksioni i tyre ishte planifikuar shumë kohë më parë deri në detajin më të vogël.

Megjithatë në fund doli se vetura nuk ishte pastruar edhe aq mirë, duke iu mundësuar hetuesve të hasin në gjurmë të ADN-së të njërin prej hajnave. Ata janë arrestuar dhe gjykuar, kurse hetuesit në fund arritën që në fshatin Neamt në verilindje të Rumanisë të gjejnë librat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori