LAJMI I FUNDIT:

Libraria Dukagjini vjen sërisht me “BookFest” në Albi Mall

Libraria Dukagjini vjen sërisht me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” edhe kete vit kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë.

Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë “Dukagjini”, një mori aktivitetesh do ta kthejnë një kënd në katin e tretë të “Albi Mall”-it në një pikë tejet atraktive sociale e kulturore.

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”-t dhe i “Albi Mall”-it mbetet që vizitorit a klientit në këtë qendër tregtare t’i ofrohet mundësia që të jetë më afër vlerave kulturore e artistike, me librin në qendër. “Dukagjini” nuk e trajton librin thjesht si një produkt, por si një vlerë për të cilën shoqëria ka gjithnjë nevojë.

Aktivitetet përcjellëse përgjatë 10 ditëve (nga e premtja e datës 02 shkurt deri të  dielën e datës 11 shkurt 2024) do të tërheqin vëmendjen e vizitorit kah libri, duke mos lënë anash argëtimin, lojën dhe shpërblimin.

Lexime të librave për fëmijë, vizatime, paantonima, dhe aktivitete te tjera do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

Bashkohuni me “BookFest”.