LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave, Komisioni Evropian të enjten pritet t’ua shpërndajë vendeve anëtare raportin për Kosovën   

Liberalizimi i vizave, Komisioni Evropian të enjten pritet t’ua shpërndajë vendeve anëtare raportin për Kosovën   

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në Komisionin për Integrime Evropiane bëri të ditur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.

Bislimi theksoi se Kosova ka dërguar në Komisionin Evropian një raport prej 33 faqesh, nga i cili Komisioni do të përgatisë një rivlerësim të progresit në Kosovë nga 2018 e tani dhe do t’ia shpërndajë vendeve anëtare të BE-së.


“Sa i përket liberalizmit të vizave me sa e di është pika e pestë e agjendës së takimit të ardhshëm të Grupit punues që mbahet më 12 dhe 13 tetor. Pika për Kosovën do të jetë në agjendë, do të jetë më 13 tetor. Për ta vendosur në agjendë këtë temë disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një rifreskim, rivlerësim të raportit të Komisionit Evropian për atë se çfarë progresi ka pasur Kosova nga viti 2018, kur ka qenë vlerësimi i fundit e deri tani”, tha zëvendëskryeministri.

Ai tha se lidhur me këtë stafi i tij me departamentet e integrimeve evropiane kanë përgatitur një input prej 33 faqesh që ia kanë dërguar Komisionit Evropian.

“Nga ky cili nga ky material Komisioni Evropian ka përgatit një raport të shkurtër të rivlerësimit që nesër i shpërndahet vendeve anëtare dhe javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”, tha Bislimi.

“Hapi i parë është ky, pastaj janë edhe pesë të tjerë. Ne shpresojmë se këto hapa mund të përmbyllen në një periudhë relativisht të shkurtër të shkurtër, por është e padobishme të dalim me datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori