LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave: Avramopoulos nuk e di datën (Video)

Liberalizimi i vizave: Avramopoulos nuk e di datën (Video)

Komisioneri Evropian për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, shprehet i gatshëm të vizitojë Kosovën për të vlerësuar progresin e autoriteteve në përmbushjen e kërkesave të pazgjidhura dhe të shohë mundësinë për të punuar me Kosovën në këtë fazë të fundit, siç e ka quajtur ai, të dialogut për liberalizimin e vizave.

“Ne nuk mund megjithatë të konfirmojmë një datë në këtë fazë”, është shprehur ai për TribunaChannel.


Siç ka bërë të ditur Komisioni, në dhjetor, gjatë miratimit të raportit përfundimtar mbi progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, pasi të gjitha provat e mbetura të jenë përmbushur, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Komisioni është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Prishtinë për shqyrtimin e progresit të Kosovës në përmbushjen e standardeve të mbetura dhe duke diskutuar hapat e ardhshëm të mundshëm,” ka thënë Avramopoulos. /Gazeta Tribuna/