Ndërsa, tani duket se një gjë e tillë edhe do të ndodhë, pasi që LG e ka paralajmëruar lansimin e telefonit të saj të mençur,  LG Optimus Black, gjatë javës së ardhshme.


LG Optimus Black

Burime të ndryshme brenda kompanisë LG thonë se LG Optimus Black do të jetë në shitje kah mesi i muajit maj, dhe fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Si datë e saktë thuhet se do të jetë 16 maji, ndërsa në ndërkohë pritet edhe një kumtesë zyrtare nga kompania e cila do të konfirmonte çdo gjë.

LG Optimus Black posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç IPS LCD, rezolucion 480 x 800, ndërsa mediat e teknologjisë të cilat e kanë pasur rastin të mësojnë më shumë detaje rreth këtij modeli e vlerësojnë atë mjaft shumë, duke e futur të njëjtin në listën e telefonave më të mirë në treg për momentin. / Telegrafi /