LG Optimus 3D në kongresin MWC?

Sipas thashethemeve të fundit, në kongresin MWC i cili nis së shpejti LG do të paraqesë edhe një telefon të avancuar nga linja e saj Optimus. Kompania u ka dërguar gazetarëve ftesa për të marrë pjesë në paraqitjen e telefonit të mençur me sistemin operativ Android.
Thuhet se bëhet fjalë për pajisjen Optimus 3D, e cila mund të shfaqë pamje tredimensionale në ekran pa pasur nevojë të përdoren syzet e posaçme. Thashethemet flasin edhe për diagonalen e ekranit 4.3-inçësh, procesorin dybërthamësh dhe RAM-in shumëkanalësh, si dhe kamerë të përparme për video-thirrje.
LG do të paraqesë këtë pajisje më 14 shkurt në Mobile World Congress i cili mbahet në Barcelonë të Spanjës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































