LG me rritje rekorde në SHBA, tani në vendin e tretë

Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kompania kishte vetëm 7.4%, gjë që i bën shifrat e fundit një arritje veçanërisht të rëndësishme, kur dihet madhësia e tregut amerikan.
LG gjithashtu arriti të shënonte rekord tremujor sa i përket shitjeve. Për tremujorin e tretë të vitit 2014 kompania ka shitur 16.8 milionë telefona të mençur, apo 2.3 milionë më shumë se sa ka shitur në tremujorin e fundit. Fitimi operativ është 420 milionë dollarë, që paraqet një rritje prej 111,8% mbi bazën vjetore.
Rritja e rëndësishme në treg i atribuohet modelit të saj të fundit të telefonit, LG G3, thuhet sipas raportit. Suksesi i LG-së e sjell kompaninë jugkoreane më afër liderit të tregut në Amerikën e Veriut – kompanisë Apple.
Kompania me bazë në Cupertino ka 33.9% të tregut. ndërsa Samsung është i dyti me 24.8%.
Analistët presin që LG të ngadalësojë hapin e saj për tremujorin e ardhshëm, pasi që konkurrenca kryesore e kompanisë do të vijë nga Apple dhe modelet e reja të iPhone 6. (Telegrafi)




















































