LAJMI I FUNDIT:

Lexus, në konkurrencë me Mercedes S-Class dhe BMW 7 Series (Foto)

Lexus, në konkurrencë me Mercedes S-Class dhe BMW 7 Series (Foto)

Ka bërë emër në tregun e automobilizmit me krijimin e veturave komode, të qëndrueshme dhe që kanë pamje të butë.

Por, veprimi i fundit i Lexusit që të imitojë modelet S-Class dhe 7 Series, po shikohet me habi, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi japonez pritet që në North American International Auto Show, të prezantojë modelin LS, që ka ngjashmëri të mëdha me këto dy makina gjermane.

Grilli gjigant, lartësi dhe gjerësia, si dhe linjat e prera do të jenë shumë më ndryshe se ato që i kemi parë te modelet e mëparshme të Lexusit.

Së fundmi, kompania e ka publikuar një imazh, që e tregon pjesën e përparme të LS, që duket sikur të jetë kombinim i makinës normale me SUV, megjithëse është thënë se do të jetë një kupe sportive.

Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se çfarë do të ketë nën kapak apo kur do të lansohet. /Telegrafi/

lexus-me-kupe-sportive-per-te-konkurruar-me-mercedes-s-class-dhe-bmw-7-series-foto-2