LAJMI I FUNDIT:

Lexus LC 500 ka luks të madh, por nuk është sportive (Video)

Lexus LC 500 ka luks të madh, por nuk është sportive (Video)

Prodhuesit e veturave po bëjnë përpjekje të mëdha që të bëjnë bashkë luksin me mundësinë që të jetë sportive dhe e shpejtë.

Në modelin LC 500 që lansohet gjatë vitit që vjen, është ruajtur mirë niveli i luksit që ofron Lexusi, por nuk ka elemente të tipit sportiv, transmeton Telegrafi.


Megjithëse me 5.0-litra V8 që prodhon 471 kuajfuqi do të duhej të arrinte shpejtësi të madhe, kjo nuk po ndodhë në realitet.

Filmimi i postuar më poshtë e tregon modelin që nuk ka qëndrueshmëri gjatë lëvizjes dhe që me vështirësi arrin shpejtësinë që pritet. /Telegrafi/