LAJMI I FUNDIT:

Lexoni se çfarë ju flet bebja: Edhe buzët e mbledhura mund ta tradhtojnë

Lexoni se çfarë ju flet bebja: Edhe buzët e mbledhura mund ta tradhtojnë

Edhe pse nuk flasin, bebet që nga lindja gjithsesi dinë të shfaqin gjendjet e tyre emocionale

Nga grimasat e tyre mund të mësojmë se çfarë mendojnë, çfarë i mundon dhe çfarë dëshirojnë – thotë Alison Gopnik, psikologe e zhvillimit të fëmijëve.


Në librin e saj “Bebja filozof: Çfarë na flet truri fëmijëror mbi të vërtetën, dashurinë dhe kuptimin e jetës” zbulo se si ta lexoni beben tuaj dhe të lidheni më mirë me të, transmeton Telegrafi.

Të qarët e papritur dhe shikim i zemëruar

Të qarët e papritur e bebes, bërtitja dhe hedhja e gjërave flasin që pikërisht kërkon vëmendjen tuaj dhe tregon që është e mërzitur. Përqafojeni dhe këndoni këngën e preferuar, sepse kështu do ta qetësoni.

Kthimi i kokës anash

Nëse e kthen me këmbëngulje kokën anash dhe shmang kontaktin me sy, bebja ju bën me dije që nuk dëshiron të komunikojë dhe as të luajë. Këtë do ta konfirmojë nëse fillon të luajë me gishta.

Shikimi hulumtues

Nëse me kureshtje dhe me këmbëngulje shikon personin e caktuar apo objektin e caktuar, do të thotë që ata i pëlqejnë. Nëse ngre edhe vetullat, është sinjal që bebja është e befasuar.

Buzët e mbledhura

Në atë mënyrë bebja dërgon porosi që e do vetminë. Me siguri ka informacione të tepërta të jashtme, tinguj apo persona në afërsi të drejtpërdrejtë. Atëherë lëreni që qëndrojë vetë në krevat që të kënaqet në mbretëroni e vet të vogël.

Fytyra e mrrolur

Çdo herë kur mrrolet, bebja tregon atë që ndien, domethënë fjala është për pakënaqësinë. Nëse fillon edhe të qajë, shkaktarë të mundshëm janë ngërçet të cilat mund t’i zbusni me masazh të butë të stomakut. Nëse bebja rrudh ballin dhe hap shumë sytë, me siguri ka bërë nevojën e madhe. /Telegrafi/