Sulmuesi polak mund të kaloj te Real Madrid, por kjo gjë mund të bëhet vetëm një kusht.

Siç raporton e përditshmja “Don Balon” sulmuesi i Bayern Munichut, mund të largohet drejt Madridit nëse largohet Rafa Benitez.


Te Real Madridi mund të kalojë Joachim Loë si trajner dhe kjo mund ta shtyjë lojtarin drejt mbretërve.

Edhe menaxheri i lojtarit, Cezary Kucharsk ka bërë me shenjë se mund të larohet lojtari i tij.

Ky i fundit ka qenë i pranishëm në stadium, për t’i ndjekur “Los Blancos” duke e mposhtur Getafen të shtunën.

Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi polak, dikur pjesë e Borussia Dortmundit, të përfundojë në Bernabeu. Ai e ka arritur kulmin e karrierës në “Allianz Arena”. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app