LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje: ​Këto janë 6 prioritetet e qeverisjes së re në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje: ​Këto janë 6 prioritetet e qeverisjes së re në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka prezantuar gjashtë prioritetet e saj për qeverisjen e  re që sipas tyre do të ndodhë pas datës 29 nëntor.

Kjo parti ka akuzuar pushtetin aktual në këtë komunë, e cila sipas VV-së nuk ka bërë sa duhet për qytetarin dhe shëndetin e tij.


“Tashmë mjaftueshëm kemi shpalosur me fakte e argumente korrupsionin, nepotizmin, krimin me tenderë e konkurse në punësimet publike. Po ashtu kemi bërë publike edhe shkatërrimin e shërbimeve e infrastrukturës së ambulantave e shëndetësisë në përgjithësi. Të gjitha këto do të ndryshojnë pas datës 29 nëntor me ç’rast do të largohen këta që për 20 vite e kanë dërrmuar komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë 6 veprimet që VV  thotë  se do t’i ketë si prioritet krahas programit të plotë për Podujevën:

1. Ndërhyrja urgjente në Ambulanca dhe në Qendra të Mjekësisë Familjare për furnizim të pandërprerë me barna dhe mjetet laboratorike për të gjitha analizat e nevojshme.

2. Ridestimi i mjeteve nga projektet kapitale (të tjera) për të filluar pa vonesë renovimin e shkollave, veçanërisht laboratorët e munguar.

3. Rishikimi i buxhetit 2021 për të financuar mjetet e mësimit online për nxënësit dhe arsimtarët në kushte të vështira ekonomike.

4. Subvencionimi i bizneseve ku vetpunësohen banorët e Komunës që kanë pësuar nga pandemia (veçanërisht ato të grave).

5. Mbulim i kostos së barnave (terapisë) për familjet me persona të infektuar (të pahospitalizuar).

6. Shtesat për të porsalindurit e Komunës sonë. Financimin do ta bëjmë nga kursimet e shpenzimeve për mallra e shërbime të kabinetit tim si dhe drejtorive.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës do të mbahen ditën e diel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori