LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa e Kasamit: “Ilindenska Makedonija” është emër i papranueshëm për shqiptarët

Lëvizja Besa e Kasamit: “Ilindenska Makedonija” është emër i papranueshëm për shqiptarët

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka reaguar për informacionet e fundit lidhur me çështjen e emrit të ri të Maqedonisë. Nga kjo parti thonë se propozimi “Ilindenska Makedonija” është i papranueshëm për shqiptarët.

“Lëvizja Besa duke qenë e vetëdijshme se çështja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë rreth emrit duhet të ketë një epilog sa më të shpejtë për të hapur rrugën e Maqedonisë drejt antarësimit në NATO, ne ripërsërisim qëndrimin tonë se çdo zgjidhje eventuale për emërtimin e ri të shtetit duhet që të mos përmbajë emërtime që favorizojnë një etni apo emërtime që favorizojnë një religjion, pasi që Maqedonia është shtet i cili realitetin e vet shoqëror e ka multi-etnik edhe multi-religjioz. Duke u nisur nga fakti se tashmë Greqia ka konfirmuar se në tavolinën e negociatave është emërtimi “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, Lëvizja Besa shpreh qëndrimin e vet se ky emërtim nuk pasqyron realitetin multi-konfecional të shtetit që jetojmë dhe imponimi i këtij emërtimi do të sillte ndasi edhe më të mëdha brenda shtetit si dhe do hapte një çështje të re akoma me delikate në raportet brenda etnike dhe religjioze në vend”, thonë nga Lëvizja Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata thonë se janë të vetëdijshëm se për faktin se përmes këtij emërtimi asocohet në Republikën e Krushevës, që për ne nuk ka asgjë kontestuese, por përdorimi i termit “Ilinden” që asocon me ditën e shpalljes të Republikës së Krushevës dhe ditën e festës ortodokse (Shën Ilija), është emërtim fetar që përjashton bashkësitë e tjera fetare në Maqedoni, përveç asaj ortodokse, gjë që është në kundërshtim me realitetin multi-konfecional që ka shteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori