Nga: Frida Kahlo (për Diego Riveran)
Përktheu: Elona Caslli
Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që ia ngulin shikimin dritës gri që depërton nga dritaret. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e nderë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më hedh tek mungesa jote. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të madh afër timit, frymëmarrjen tënde, aromën tënde.
Nata ime më përgjigjet; zbrazëti. Kam ftohtë nga nata ime dhe ndihem e vetmuar prej saj. Kërkoj të prek diçka: lëkurën. Ku je? Ku je?
Lexo po ashtu:
– “Dy Fridat” dhe heroina e dhimbjes
– Frida dhe politika: Nga dhembjet shpirtërore, krijoi një mik imagjinar!
– Fotografitë intime dhe ikonike që Nickolas Muray ia bëri Frida Kahlos
– S’kam me ta lypë
Rrotullohem gjithandej, jastëku i lagur, faqja më ngjitet me jastëkun, flokët e lagur mbi tëmtha. Nuk ka mundësi të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia ikin, vijnë dhe gëlojnë, trupi im nuk mund ta kuptojë.
Trupi im të do. Trupi im, kjo sipërfaqe e gjymtuar, do të harrohet për një çast në nxehtësinë tënde, trupi im kërkon me ngulm ca orë qetësie.
Nata ime është një zemër e kthyer në zhele. Nata ime e di se mua më pëlqen të të shoh, të ndjek me duar çdo hark të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhel.
Nata ime më merr frymën nga mungesa jote. Nata ime dridhet nga dashuria, nga ajo dashuri që përpiqem ta përmbaj, por që dridhet në gjysmerrësirë, në çdo nerv timin.
Nata ime do të të thërrasë por nuk ka zë. Dhe megjithatë nata ime do të të thërrasë, të të gjejë dhe ta harrojë për një çast këtë kohë që veç të rraskapit.
Trupi im nuk mund të kuptojë. Ka po aq nevojë për ty sa ç’kam unë. Ndoshta tek e fundit unë dhe trupi im jemi një gjë të vetme. Trupi im ka nevojë për ty. Shpesh më ke shëruar.
Nata ime gërryen vetveten deri në atë pikë sa unë nuk e ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më e mprehtë, pa lëndën trupore.
Nata ime më djeg nga dashuria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Agim-Mala-2-e1564063590952-780x439.jpg)
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
![Perandorët dhe strategët ilirë të Romës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/perandor-euml-t-dhe-strateg-euml-t-ilir-euml-t-euml-rom-euml-s_hd-780x439.jpg)
Perandorët dhe strategët ilirë të Romës
![GOMARI I BABATASIT (METAMORFOZA)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/02/fishta-780x439.jpg)
GOMARI I BABATASIT (METAMORFOZA)
"Lugati" që u përdor në hetuesi, kundër Vilson Blloshmit
![Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/12/gjergj-fishtav11-650x358-780x439.jpg)
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
![“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/Fishta-780x439.jpg)
“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ROZAFA-e1736981233508-780x439.jpg)
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
![Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/GESSST.jpg)
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
![Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-1-e1736971918690-780x439.jpg)
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
![Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/debat.jpg)
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
![Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/cristiano-780x439.png)
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
![Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Transferimet-janar-2025-telegrafi-780x439.jpg)
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime