LAJMI I FUNDIT:

Letër me substancë vdekjeprurëse iu adresua presidentit amerikan Donald Trump

Letër me substancë vdekjeprurëse iu adresua presidentit amerikan Donald Trump

Letrat e dërguara ditëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe në agjencitë federale të Teksasit përmbanin substancë vdekjeprurëse Ricin.

Sipas The New York Times, përcjell Telegrafi, hetuesit po përpiqen ta zbulojnë nëse edhe zarfet e tjerë me këtë toksinë janë dërguar përmes sistemit postar, deklaroi një zyrtar të shtunën.


Hetuesit besojnë se letrat ishin nisur nga Kanadaja, ndërsa një grua po cilësohet si e dyshuar.

Letra e cila u dërgua në Shtëpinë e Bardhë iu adresua presidentit amerikan Donald Trump, me këtë rast ajo u konfiskua si dhe letrat e tjera drejt zyrave federale në Teksas. Ende nuk u bë e ditur se cilat zyra federale ishin në shënjestër.

“FBI-ja dhe partnerët tanë të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe Shërbimi i Inspektimit Postar, po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një strukturë postare të qeverisë amerikane”, tha FBI në një deklaratë.

“Deri më tani, nuk ka ndonjë kërcënim të njohur për sigurinë publike”, potencoi më tej shërbimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori