LAJMI I FUNDIT:

Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

I madhnishmi Gjeneral,

Unë stërnipi juaj po sillem vërdallë nëpër rrugët e botës.


Shqiptarët në Gadishullin ilirik i kanë ba dy shtete. Të parin e kanë ba para njëqind e katër vjetëve me emnin Shqipni, e shtetin e dytë e kemi ba para tetë vjetëve me emnin Kosovë.

Sidoqoftë, edhe pse kanë kalua disa shekuj, unë ende flas shqip. I kemi dy flamuj. Kuqezi me shqipën dykrenare që edhe Ju gjeneral e mbanit nëpër beteja. E kemi edhe një të kaltërt me yje të verdha për Kosovë.

Porta e lartë është ba e ultë. Turqit patën shkua në Anadolli, e një pjesë e shqiptarëve patën mbetë nën sllavë, e një pjesë nën grekë.

Nuk është e lehtë për mua me të tregua të vërtetën, por edhe me të gënjye nuk e kam ndërmend. Pas ikjes tande nga kjo botë, Ne shqiptarët u bëmë shërbëtorë të Perandorisë. Për pesëqind vjet i kemi dhanë ushtarë e kapedanë sulltanëve. Shkretëtirat e Arabisë janë përplot eshtra të ushtarëve shqiptarë në mbrojtje të Perandorisë që Ju gjeneral ia ndaluat turrin derisa ishe këndej. As edhe një lapidarë nuk është ndërtuar në ato anë kurrë, për ushtarët shqiptarë, sepse ishin shërbëtorë, nuk ishin heronj lufte. E dhimbshme i madhnishmi Gjeneral, por kështu është.

Kruja ka mbet e bukur, shumë e bukur, me ato rrugët gjarpërore deri tek Kalaja që e mbrojte me nderin tand dhe të shqiptarit.

Saherë shkoj tek Kalaja, e dëgjoj trokun e Kalit tand, e ndjejë nëpër vena gjakun e Arbnit tek lëviz me shpejtësi e tik takët e zemrës më shtohen. Para syve të mi shfaqeni ju Gjeneral dhe burrat e nderit, e unë vetëm atëherë ndjehem vërtetë shqiptar, ndjehem vetvetja në shpirt e në zemër.

Gjeneral,

Ka edhe plotë gjëra që nuk do të dëshiroje ti dije. Brenda nesh ka servilë sa të duash, tradhtarë e mjeranë.

E përjetove në lëkurën tande kur të tradhtoi Hamzai. Ti e fale Hamzain dhe ai vërtetë dikur u pendua. Ndërsa, këta tradhtarët e sotëm nuk pendohen kurrë, vazhdojnë të mbesin të tillë, për pak pare e pak pushtet. Gjynah për këta mjeranë që janë të tillë, por edhe gjynah për Ne që nganjëherë nuk po e dijmë kush është patriot e kush është tradhtar, kush lëpirës e kush lajkatar.

Nuk e kisha ndërmend të shqetësoja Gjeneral, por, para disa ditëve një “kronikan” turk kish ardhë në Lezhë, në Lezhën e besëlidhjes shqiptare që e bëtë Ju i madhnishmi Gjeneral, edhe ju quajti tradhtar të Perandorisë.

Prijësat e shqiptarëve nuk e thanë asnjë fjalë. Ndërsa “kronikani” u duartrokit nga të pranishmit që ishin aty, sigurisht turq dhe ndonjë shqipfolës servilë i tyre.

E unë ‘ushtari’ i pa-armatosur i shekullit XXI rrija duarkryq dhe e dëgjoja “kronikanin” që shtrëmbëronte historinë, e që më dukej sikur pinte gjakun e shekujve me një lugë çaji.

Gjergj,

Më lejo të thërras në emën. Se emnin tand e gjenë kudo mes nesh. Plot fëmjë të vegjel e mbajnë edhe sot emnin tand o Gjergj. Ata po rritën e emnin tand po e madhnojnë.

Sa për fe nuk po të flas, i kemi të gjitha. Katolikë e muslimanë në një sofër i gjanë.

Unë jam musliman o Gjergj, po Zotit veç shqip i lutëm. E kam kuptua që gjuha shqipe, kjo gjuhë e arbnit është gjuhë e lashtë, e që i bie se Zoti dikur e ka dijtë më së miri gjuhën tonë.

Gjergj,

Anmiqtë nuk janë largua kurrë. Ai Kali i Trojës dikur, tash i thonë telenovelë, televizor, internet. Derisa po e marrim vesh, plot të rinj po bahen edhe ma kali sesa Kali i Trojës.

Pra, mos u mërzit o Gjergj, se lufta jonë për të qenë vetvetja po vazhdon. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Do vazhdojmë të mbesim shqiptarë, me shqiponjën dykrenare në flamur. Kruja dhe lufta jote do mbesin frymëzimi ynë edhe mijëra vjet nga sot.

Gjergj, më lejo të të falenderoj për identitetin tim, për rrënjët që nuk na i le të thahen, për ndjenjen e trimërisë që e mbajte gjallë ndër breza, për dashurinë për vendin, për dinjitetin e të qënit njeri i lirë e jo shërbëtor i të fuqishmit.

Gjergj,

Faleminderit për besën që ia dhe Shqipnisë e jo Perandorisë.

P.S.

Gjergj,

Kur të vie kjo letër në postën tande elektronike, mos e shpërndajë tek ushtarët dhe kapedanët tuaj.

Në trend

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi
Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Ky është skenari i seancës së sotme të OKB-së ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën

Bosnja
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori