LAJMI I FUNDIT:

Lëshonte miliona ton dioksid karboni dhe ishte ndotësi më i madh në Evropën perëndimore, por sot nuk është i tillë – ja si u transformua centrali i energjisë elektrike në Yorkshire të Anglisë

Lëshonte miliona ton dioksid karboni dhe ishte ndotësi më i madh në Evropën perëndimore, por sot nuk është i tillë – ja si u transformua centrali i energjisë elektrike në Yorkshire të Anglisë

Një central elektrik që dikur ishte ndotësi më i madh në Evropën Perëndimore, ka bërë një kalim gati të plotë në energji të rinovueshme.

Drax Power Station në Yorkshire të Anglisë, lëshonte miliona ton dioksid karboni në vit, duke djegur thëngjill.


Por, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, në tetë vitet e fundit, katër nga gjashtë njësitë e centralit më nuk djegin thëngjill, por biomasa.

Me këto ndryshime, pronarët pretendojnë se centrali tani gjeneron 15 për qind të energjisë së rinovueshme të vendit.

Ky ndryshim do të thotë që vetëm gjashtë për qind e fuqisë së ndërmarrjes, tani vjen nga thëngjilli, ndërsa synimi është që ky material të largohet në tërësi.

“Me siguri ne kemi ulur emetimet e gazrave, më shumë se çdo central tjetër në botë, duke ndryshuar mënyrën se si prodhojmë energji”, ka thënë Will Gardner, CEO i Grupit Drax, për CNN.

Subvencionet, sjellë Telegrafi, kanë ndihmuar në financimin e kalimit në biomasa, e cila përbëhet nga lëndë bimore dhe bujqësore, ndërsa është parë si një zëvendësues shumë i mirë për thëngjillin.

Vitin e kaluar, Drax pranoi rreth 900 milionë euro, mbështetje nga qeveria.

A janë biomasat të mira për ambientin?

Derisa shkencëtarët nuk pajtohen se biomasa si lëndë djegëse është miqësore me mjedisin, Drax raporton se furnizohet me lëndën e parë të kësaj mase, nga malet e mirëmbajtura dhe të menaxhuara mirë.

Shumica e biomasës së përdorur nga Drax, përbëhet nga druri i shkallës së ulët, mbetje sharre dhe pemë me pak vlerë tregtare nga Shtetet e Bashkuara.

Materiali i shndërruar në pluhur, presohet dhe kthehet në “pelet”.

Gardner thotë se duke blerë copa druri që nuk përdoren për ndërtim ose orendi, Drax e bën më të lehtë financiarisht që pyjet të mbjelljen sërish me drunj.

Pyjet “thithin karbon derisa rriten, pasi të arrijnë pjekurinë, ndalojnë thithjen e karbonit”, tha Raphael Slade, një studiues i lartë i kërkimit në Imperial College në Londër, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, John Sterman që është profesor në Sloan School of Managment, thotë se në afat të shkurtër, djegia e “peletit”, shton më shumë karbon në atmosferë sesa djegia e thëngjillit.

Karboni mund të absorbohet nga pemët e reja, por Sterman thotë se procesi mund të zgjatë disa dekada.

“Nëse shikohet në një periudhë pesë vjeçare, biomasa nuk është aq e mirë. Por, nëse shikohet në një aspekt shekullor, që është masë matëse për çdo planifikim malor, atëherë është shumë më mirë”, ka thënë Slade.

Ndalimi i karbonit

Teknologjia e “kapjes dhe ruajtjes” së karbonit, që përpiqet të parandalojë përhapjen e emetimit të CO2 dhe përhapjes në atmosferë, po konsiderohet si zgjidhja e mundshme për krizën klimatike.

Drax, për shembull, po zhvillon një sistem për të “kapur” karbonin që prodhohet nga biomasa e djegur.

Ky stacion i energjisë, aktualisht është duke kapur vetëm 1 ton metrikë të emetimeve të CO2 në ditë.

Gardner shpreson ta rritë këtë në 10,000 ton metrikë në ditë, nga mesi deri në fund të vitit 2020.

Kështu, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, ka shqyrtuar këtë aspekt të ndotjes.

Në një raport të vitit 2018, thuhet se ndalimi dhe ruajtja e CO2 është e rëndësishme në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa suksesi varet nga stimujt financiarë dhe menaxhimi i duhur i rreziqeve gjatë mbrojtjes.

Qeveria e Britanisë së Madhe, beson se “kapja dhe ruajtja” e karbonit do të jetë thelbësore për të arritur qëllimin e ndalimit deri në zero të emetimit të gazrave deri në vitin 2050. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori