LAJMI I FUNDIT:

Lëshohet urdhër për dërgimin e detyrueshëm të Kurtit e Kadajt në gjykatë

Lëshohet urdhër për dërgimin e detyrueshëm të Kurtit e Kadajt në gjykatë

Pasi Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim.

Deputetët e Koalicionit PAN Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu ishte dashur të dëshmonin në seancën e sotme të gjykimit të katër kolegëve të tyre nga Vetëvendosja për gazin lotsjellës të aktivizuar në Kuvend.

Nuk ishte e pranishme as deputetja Flora Brovina që gjithashtu dëshmonte.

Gjyqtari Beqir Kalludra tha se të gjithë ishin ftuar në mënyrë të rregullt dhe sipas tij nuk e kanë arsyetuar mungesën. “Seanca e sotme shtyhet pasi nuk mund të vazhdohet”, tha Kalludra, duke e caktuar seancën e shtyrë më 10 tetor.

Kalludra më pas lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit në gjykatë. Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Edhe disa nga deputetët që ishin ftuar si dëshmitarë munguan në seancën e nëntorit të vitit që shkoi.

Kalludra ditën kur lëshoi urdhërarrest për Kurtin, gjobiti edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe disa deputetë tjerë që nuk erdhën në seancën e 21 prillit të këtij viti, edhe pse sipas Kalludrës ishin ftuar që të dëshmonin.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit u ngrit më 16 dhjetor të vitit të kaluar. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori