Jesse St. Louis dhe bashkëshortja e tij Samantha, nga Kalifornia e shteteve të Bashkuara, fundjavat i kalojnë duke u lëshuar nëpër ujëvarat më të pjerrëta natyrore.

Çifti eksplorues që nuk shpëtojnë pa lëndime, thonë se ia vlen sepse përjetojnë momente shumë të këndshme dhe shohin disa prej peizazheve më të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

“Jemi lëshuar edhe nëpër ujëvarat, ku prej nga njerëzit nuk kanë dalë të gjallë. Mundohemi të lëshohemi sa më mirë” ka thënë Louis.

Sfidë për ta, nuk është vetëm lëshimi, por edhe gjetja e ujëvarave, që zakonisht janë nëpër lokacione të qeta dhe të pazhvilluara, vështirë të t’i gjetur.

Megjithëse kanë pësuar lëndime të konsiderueshme, lëshimet e tyre i konsiderojnë si më të bukura se sa në ndonjë park lojërash. /Telegrafi/