eksperti ad

Askush nuk ka folur rreth situatës së fundit të Neymarit te Paris Ssaint-Germain.

Dy gazetat e mëdha franceze, 'L'Equipe' dhe 'Le Parisien' kanë shkruar se sulmuesit brazilian nuk po i pëlqen jeta në Paris, sa që ndihet keq që është transferuar te parisienët.


Gazetat sportive zbulojnë se 25-vjeçar nuk është i lumtur edhe me futbollin që po zhvillohet në Ligue 1.

L'Equipe siguron që Neymar është "disi i lodhur" me ligën franceze, një kampionat në të cilin nuk ndihet rehat për lojën mbrojtëse që po bëjnë kundërshtarët dhe se kjo po bën që të lëndohet shumë shpejt.

nnn 1

Informacioni tregon se marrëdhënia e lojtarit me trajnerin Unai Emery dhe Edinson Cavanin është shumë e ftohtë, e cila ka kulmuar me ekzekutimin e penaltive.

Klubi parisien e di këtë situatë dhe sipas "Le Parisien", drejtuesit e klubit janë alarmuar me pakënaqësitë e lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Kjo ka bërë që të përfitojnë shumë klube që janë të interesuara për shërbimet e futbollit, ku më së shumti raportohet Real Madridi, i cili është i gatshëm të shpenzojë miliona euro për lojtarin.

Ndryshe, Neymar deri më tani ka shënuar 15 gola në po aq paraqitje për nënkampionin francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app