LAJMI I FUNDIT:

Leonora Jakupi: Uroj që Ramazanët e tjerë të na gjejnë në rrethana e kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri

Leonora Jakupi: Uroj që Ramazanët e tjerë të na gjejnë në rrethana e kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri
Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka treguar disa herë në intervista se është një myslimane e devotshme.

Ajo agjëron përgjatë gjithë Muajit të Ramazanit, teksa kohëve të fundit ka ndarë me ndjekësit disa nga përvojat e saj gjatë periudhës së agjërimit.


Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, këngëtarja Jakupi u ka uruar ndjekësve të saj që muajt e tjerë të Ramazanit, të jenë edhe më të mira se ky që po përjetojmë sivjet.

“Syfyri i nëntë! Dalshim nga ky Ramazan më të mirë në shpirt, më të pastërt në ndërgjegjje, më të shëndetshëm, dhe më të devotshëm në adhurimin e krijuesit fuqiplotë! Uroj që Ramazanet e tjerë të na gjejnë në rrethana dhe në kohë më të mira, pa sëmundje e varfëri”, ka shkruar Leonora.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Luj Luj”, të cilën ajo e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë në një video të publikuar për fansat e saj në faqen e saj në Facebook, ajo konfirmoi se është në përgatitje të disa projekteve muzikore, që do të jenë gati së shpejti për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori