LAJMI I FUNDIT:

Lenovo lanson versionin 5G të telefonit të tyre Z6 PRO

Lenovo lanson versionin 5G të telefonit të tyre Z6 PRO

Lenovo Z6 Pro, i zbuluar në prill, është një ‘bishë e vërtetë’, por ajo që i mungonte ishte 5G. 


Kompania u kujdes për këtë në MWC në Shangai, pasi Lenovo Z6 Pro 5G Edition u lansua zyrtarisht. 

Për sa i përket specifikave të brendshmeve, Lenovo Z6 Pro 5G Edition përmban të njëjtat specifika si origjinali, përveç çipit modem Qualcomm Snapdragon X50 5G që kujdeset për lidhjen.

Për të dalluar dy dizajnet, kompania e bëri Z6 Pro 5G Edition transparent në pjesën e prapme, e cila mund të jetë transparencë reale, ose mund të jetë vetëm një material brenda për të ilustruar atë që është nën mbulesën e pasme. 

Detajet e çmimeve dhe disponueshmërisë ende nuk janë bërë publike. /Telegrafi/