LAJMI I FUNDIT:

Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave

Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave

Citroni, portokalli dhe molla mund ta zvogëlojnë fuqinë thithëse të organizmit, gjë që mund të çojë në një efektivitet më të ulët të barnave.


Shkencëtarët kanadez kanë zbuluar se lëngjet e këtyre pemëve, mund ta zvogëlojnë efektivitetin e barnave të cilat shfrytëzohen për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe infeksioneve.

Reklama

Lëngjet ndikojnë negativisht edhe mbi barnat të cilat shfrytëzohen për ndalimin ‘e refuzimit’ të organeve të transplantuara.

“Kemi zbuluar se citruset dhe lëngjet e disa frutave tjera mund ta zvogëlojnë absorbimin oral të barnave të caktuara. Kjo reflektohet negativisht ndaj efektivitetit të barnave të cilat janë veçanërisht të rëndësishme gjatë trajtimit të disa gjendjeve më serioze medicinale”, kanë bërë të ditur studiuesit kanadez, transmeton Telegrafi.

Studiuesit kanë vërtetuar se lëngjet e citruseve, portokallit dhe mollës, kishin ndikuar negativisht në barnat kundër kancerit, disa antibiotikë si dhe në beta-bllokuesit, të cilët shfrytëzohen për rregullimin e presionit të rritur të gjakut si dhe për parandalimin e infarktit.

Lëngjet e këtyre frutave po ashtu ndikojnë në cyclosporine, bar i cili shfrytëzohet për ndalimin e refuzimit që organizmi iu bën organeve të transplantuara.

Këto janë vetëm një pjesë e barnave, me të cilat këto lëngje reagojnë. Me vazhdimin e studimeve pritet që lista e barnave tek të cilat lëngjet ndikojnë, të shtohet edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Shëndetësi
Një meditim pesëminutësh mund të na ndihmojë të përballemi me stresin

Një meditim pesëminutësh mund të na ndihmojë të përballemi me stresin

Shëndetësi
Njerëzit të cilëve u është hequr zorra qorre janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje serioze

Njerëzit të cilëve u është hequr zorra qorre janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje serioze

Shëndetësi
Studimi i ri: Sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik me zemrën

Studimi i ri: Sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik me zemrën

Shëndetësi Lajme
Simptomat që mund t’ju ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të pankreasit

Simptomat që mund t’ju ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të pankreasit

Shëndetësi Lajme
Hepatiti B dhe diagnostikimi laboratorik i tij

Hepatiti B dhe diagnostikimi laboratorik i tij

Shëndetësi
Kalo në kategori