LAJMI I FUNDIT:

Lëng trangulli, për të hequr barkun e fryrë

Lëng trangulli, për të hequr barkun e fryrë

Të gjithë ata që janë lodhur duke shtrënguar barkun, që të mos ju duket sipër rrobave, ju mjafton të pinë nga një gotë lëng trangulli, para se të shkojnë në shtrat.

Këtë formë e kanë përdorur shumë njerëz, të cilët duan të heqin barkun pa tretman mjekësor apo intervenim kirurgjik, transmeton Telegrafi.

Gazrat, siç të gjithë e dimë, shkaktojnë fryrje dhe madje edhe diarre dhe vijnë për shkak të përtypjes së dobët, konsumimit të ushqimeve që fermentohen, tymit të cigares dhe tretjes së dobët.


Dhjami i barkut, megjithatë, është ai për të cilin me të vërtetë duhet të shqetësoheni sepse ai mund të krijojë dëme në tru dhe dëme kardiovaskulare.

Për të parandaluar simptomat e barkut të fryrë është e këshillueshme që së pari të eliminoni ato burime të stresit të tepruar që shkaktojnë parehati.

Kur kjo nuk është e mundur, do të ishte ndihmë e mirë përdorimi i teknikave të relaksimit.

Përveç kësaj, duhet të hidratoni trupin tuaj në mënyrën e duhur, pasi shpesh një bark i fryrë është shkaktuar nga një mbajtje e ujit.

E tëra që duhet të keni, është:

▪ Një trangull
▪ Një tufë majdanoz
▪ Gjysmë luge gjelle xhenxhefil i integruar
▪ Gjysmë limoni
▪ Një e treta e gotës me ujë.

Të gjitha këto hidhini në përzierëse dhe vëni në gotë.

Pini për çdo natë, para se të bini në gjumë dhe do të shihni efektet natyrale, në rrafshimin e barkut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori