LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një punëtor në Rahovec

Lëndohet një punëtor në Rahovec

Një punëtor ka marr lëndime trupore gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Rahovec.


Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ishte lënduar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/