LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet një person në Skenderaj, u rrokullis me traktor

Lëndohet një person në Skenderaj, u rrokullis me traktor
Ilustrim

Një person është lënduar ditën e diel pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.


“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv”, njofton policia./Telegrafi/