LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK për trajtim

Lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK për trajtim
Foto: Ilustrim

Një punëtor është lënduar në vendin e punës në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK për trajtim.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në fabrikë aksidentalisht është lënduar në një makinë. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në raport. /Telegrafi/