LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit – duket se sezoni për të ka përfunduar

Lëndimi horror që pësoi Harvey Elliott i Liverpoolit – duket se sezoni për të ka përfunduar

Harvey Elliott ka pësuar lëndim horror në përballjen që Liverpooli e fitoi 3-0 ndaj Leeds United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ishte minuta e 59-të kur Pascal Strujik bëri një ndërhyrje të ashpër në talentin 18-vjeçar të The Reds, duke ia thyer këmbën.

Gjyqtari menjëherë ndaloi aksionin dhe i dha karton të kuq anëtarit të Leeds, por Elliott tashmë kishte mbetur me këmbë të thyer.

Stafi mjekësor reagoi menjëherë, duke u futur në fushë për t’i dhënë ndihmë e parë talentit të skuadrës mysafire.

Këmba e Elliott dukej qartë se ishte thyer dhe mund të thuhet se për të – sezoni ka përfunduar.

Reagimi i Jurgen Klopp ishte tejet i ashpër, pasi ishte një ndërhyrje horror dhe nga mbrapa, duke e lënë lojtarin e tij të shtrirë në fushë dhe me plot dhimbje.

Mbetet të konfirmohet se sa do të mungojë Elliott te Liverpooli pas ekzaminimeve mjekësore, të cilat pritet të kryhen nesër me detajisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori