LAJMI I FUNDIT:

Lënda “Titanik 2” kthehet në Gjykatën Penale, Mijallkov dhe Thaçi mund të shpëtojnë nga përgjegjësia

Lënda “Titanik 2” kthehet në Gjykatën Penale, Mijallkov dhe Thaçi mund të shpëtojnë nga përgjegjësia

Vendimi për “Titanik 2”, i cili 43 ditë ka udhëtuar nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit, tani është kthyer në gjykatën e shkallës së parë. Arsyeja është se Gjykata Penale e ka dërguar lëndën para kohe dhe nuk ka pritur afatin prej 15 ditësh në të cilin të akuzuarit, përfshirë ish-drejtorin e DKS-së, Sasho Mijalkov dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, mund të dërgojnë ankesa.

“Dorëzimi i fundit i aktgjykimit të shkallës së parë i akuzuari është pranuar më 2.3.2023, që do të thotë se afati për paraqitjen e ankesës ka filluar më 3.3.2023 dhe afati në të cilin i akuzuari mund të shfrytëzojë të drejtën e ankesës skadon më 17.3.2023”, thonë nga Gjykata e Apelit, prej ku shtojnë se “Gjykata e shkallës së parë nuk ka pritur afatin 15 ditor për ankim të mundshëm dhe para skadimit të këtij afati ka dorëzuar lëndën me procesverbal dhe vendim në Gjykatën e Apelit në Shkup”.


Ligji për procedurë penale parasheh se ankesa dhe përgjigja në ankesë me të gjitha shkresat, gjykata e shkallës së parë në afat prej tri ditësh nga marrja e përgjigjes në ankesë, pra pas kalimit të afatit për paraqitjen e përgjigjes në ankesë, i dorëzon në gjykatën e shkallës së dytë.

“Për arsyet e cekura, çështja është kthyer administrativisht në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë që pas skadimit të afateve ligjore për paraqitjen e ankimit, pra përgjigje në ankesë, të procedohet me të gjitha dokumentet në Gjykatën e Apelit në Shkup për vendim në procedurë ankimore”, theksojnë nga Gjykata e Apelit.

Aktgjykimi për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov dhe për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, në rastin “Titanik 2”, ka udhëtuar 43 ditë nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit. Tani kanë mbetur edhe 23 ditë deri në vjetërsimin e lëndës, dhe ky është afati në të cilin Apeli duhet ta marrë lëndën, të marrë mendim nga Prokuroria e Lartë – Shkup, të caktojë seancë publike dhe të marrë vendim. Përndryshe, Mijalkov mund të shpëtojë nga përgjegjësia.

Mijalkov po ndiqet penalisht për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013, vepër penale që vjetërsohet pas 10 vitesh, pra në vitin 2023.

Për këtë lëndë dy herë është shqiptuar vendim. I pari u anulua nga Apeli në dhjetor 2019. Prej atëherë deri në janar 2023, çështja u gjykua në Gjykatën Penale. Gjyqtarët Ognen Stavrev dhe Osman Shabani edhe një herë i shpallën fajtorë të akuzuarit. Në gjykimin e përsëritur, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, u dënuan me dy vjet burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori