LAJMI I FUNDIT:

Lëkura nuk fal

Lëkura nuk fal

Thuhet se lëkura është pasqyra e ritmit të përditshëm jetësor. Ajo tregon për kohën të cilën e shpenzojmë duke u kujdesur për të, nëse përgatitemi për stinët e vitit, apo sa kujdesemi për tenin, qëndrueshmërinë dhe kualitetin e saj.

Pranvera zakonisht simbolizon pastërtinë, shndritjen, disponimin e mirë dhe përgatitjen për të vendosur pakëz disiplinë pas dimrit të gjatë, dhe të shërbehemi me ushqimet e duhura, ndërsa njëkohësisht ta përtërijmë lëkurën për muajt verorë.

Nga paraqitja e diellit pranveror lindin problemet e reja njolla, rrudha, plasaritje, skuqje. Ndërsa me paraqitjen e ditëve të nxehta verore, lëkurën duhet ta përgatitim për rrezet më intensive ultravjollcë.


Qëllimi primar është që ta ndërrojmë stilin e të ushqyerit duke konsumuar sa më shumë pemë dhe perime (të pasura me vitamina A, C dhe E), pastaj duhet përdorur kremra të ndryshëm ushqyes për lëkurën, si edhe faktorët mbrojtës (SPF).